VIDEO/ Fundi i një epoke, Ronaldo i jep lamtumirën Portugalisë: Sot ka ardhur momenti t’ja dorëzoj fanellën brezit të ri

VIDEO/ Fundi i një epoke, Ronaldo i jep lamtumirën Portugalisë: Sot ka ardhur momenti t’ja dorëzoj fanellën brezit të ri

Data 5 nëntor 2026 shënon fundin e një epoke për Kristiano Ronaldon. Ylli 41-vjeçar i ka dhënë lamtumirën Kombëtares së Portugalisë. Ish-sulmuesi i Realit të Madridit ka njoftuar përmes një videoje emocionuese se tashmë fanella me numrin 7 do t’i dorëzohet brezave të rinj. “Erdhi dita t’ua kthej të gjithëve fanellën me numrin 7 të kombëtares sonë. Nuk ishte një vendim i lehtë, sepse disa vendime nuk merren vetëm me mendje, por edhe me zemër. Doja të fitoja, të isha më i miri, të hyja në histori dhe dhashë gjithçka për atë fanellë. Kam dështuar gjithashtu, kam vuajtur gjithashtu. Por unë kurrë nuk hoqa dorë. Golat zbehen, trofetë mbeten në muze, ndërsa rekordet, herët a vonë, thyhen. Por ka diçka që koha nuk mund ta...