VIDEO / Fëmijët e spektrit autik në fokus, Rama zbulon nismën e re

VIDEO / Fëmijët e spektrit autik në fokus, Rama zbulon nismën e re

Kryeministri Edi Rama në podcast-in “FLASIM”, ashtu si çdo fundjavë. E nisi me një temë që sipas tij është tejet e ndjeshme, që lidhet me fëmijët e spektrit autik. “Duan një trajtim ndryshe dhe një prani ndryshe gjatë orëve të mësimit”, tha kreu i qeverisë, duke përmendur edhe mësuesit ndihmës. Njoftoi se do të krijohet një Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe. Më tej, shpjegoi se ky Këshill do ketë në përbërje përfaqësues të institucioneve, prindërve dhe mësuesve.