VIDEO/ Erion Velia’, si të duket qelia? Protestuesit festojnë vendimin e Gjykatës së Lartë

VIDEO/ Erion Velia’, si të duket qelia? Protestuesit festojnë vendimin e Gjykatës së Lartë

Erion Veliaj do të vijojë të qëndrojë në burg. Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin e 13 marsit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, duke rrëzuar kërkesën për zëvendësimin e masës së arrestit në burg me një masë më të butë sigurie. Tre gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, Sandër Simoni, Genti Shala dhe Valbon Çekrezi, nuk pranuan kërkesën e mbrojtjes për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Çështja u shqyrtua pas rikthimit nga Gjykata Kushtetuese, e cila kishte kërkuar që Gjykata e Lartë të argumentonte në mënyrë të plotë se përse masat e tjera të sigurimit, të parashikuara nga ligji, nuk do të ishin të përshtatshme në rastin e Veliajt. Kryebashkiaku i Tiranës mbahet në paraburgim që prej shkurtit...