VIDEO – “Dëmi im”, kryeministri Rama prezanton hapësirën për raportimin e dëmeve nga protestat…

VIDEO – “Dëmi im”, kryeministri Rama prezanton hapësirën për raportimin e dëmeve nga protestat…

Gjatë inspektimit të dëmeve në një biznes, kryeministri Edi Rama prezantoi hapësirën e re “Dëmi im” në portalin e-Albania, e cila do të mundësojë regjistrimin e dëmeve të shkaktuara përmes një procedure të dedikuar online. Platforma do të shërbejë për mbledhjen e të dhënave mbi dëmet e raportuara, dokumentacionit mbështetës dhe informacionit përkatës, duke krijuar një regjistër të plotë që do të shërbejë si bazë për procesin e verifikimit dhe vlerësimit.Krahas kësaj hapësire, janë ngritur 10 grupe pune për verifikimin e dëmeve në terren. Pas përfundimit të procesit të evidentimit dhe verifikimit të dokumentacionit, si dhe të të dhënave përkatëse, do të përcaktohen hapat e mëtejshëm për mbështetjen e të dëmtuarve.Post navigation