VIDEO/ Çollaku: Teatri Rama-Balluku-Gogu-Veliaj, mesazhe dhe kanosje mes palëve. Strasburgu ka rrëzuar vetingun

VIDEO/ Çollaku: Teatri Rama-Balluku-Gogu-Veliaj, mesazhe dhe kanosje mes palëve. Strasburgu ka rrëzuar vetingun

Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka folur për zhvillimet e fundit në politikën shqiptare dhe hetimet që lidhen me Belinda Ballukun, Toni Gogun dhe Erion Veliajn. Ai e cilësoi situatën si një teatër mes palëve, ku sipas tij po shkëmbehen mesazhe dhe kanosje, ndërsa paralajmëroi zhvillime të tjera hetimore që mund të vijnë nga jashtë Shqipërisë. Gjatë intervistës, Çollaku u ndal fillimisht te vendimet e Gjykatës së Strasburgut për gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga procesi i vettingut. Ai tha se tashmë janë tetë raste të rikthimit në detyrë pas vendimeve të Strasburgut, duke e konsideruar këtë një tregues të dështimit të procesit të rivlerësimit në Shqipëri. Më tej, Çollaku ngriti pikëpyetje mbi mosdërgimin në...