VIDEO-‘Brenda PS-së nuk e përballojnë dot Ramën’/ Neza: Vetëm ndëshkimi nga SPAK sjell përmbysjen
Gazetari Sami Neza ka analizuar zhvillimet brenda Partisë Socialiste dhe përplasjet e fundit në mazhorancë, duke argumentuar se aktualisht është e vështirë të prodhohet një rezistencë e brendshme që mund të përballojë Edi Ramën. I ftuar në emisionin ’Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, Neza tha se deklarata për zhvillimin e zgjedhjeve në një ditë nuk duhet parë domosdoshmërisht si pasojë e përplasjes politike, ndërsa ngriti pikëpyetje mbi natyrën e konfliktit mes Ramës dhe Belinda Ballukut. Sipas tij, përplasja mund të jetë parimore, por mund të jetë edhe një konflikt i brendshëm mes dy figurave që kanë qenë pjesë e rëndësishme e qeverisë. Gazetari tha se, në këtë situatë, mbetet i vështirë krijimi i një rezistence brenda PS-së që të mund të sfidojë...
Burimi:
syri.net