No Image Available

VIDEO/ Autoboti i qumështit përplaset me motorin, drejtuesi përfundon në spital

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Fier-Libofshë, në fshatin Agim. Një autobot që transportonte qumësht është përplasur me një motomjet. Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë verifikimet dhe dokumentimin e rrethanave të aksidentit. Ndërkohë, priten detaje të tjera lidhur me gjendjen shëndetësore të të plagosurit.