VIDEO/ Ambasadori amerikan Eric Wendt nis zyrtarisht detyrën në Tiranë! Pas takimit me Begajn, të mërkurën me ministrin e Jashtëm dhe të premten ceremonia e prezantimit
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, nis zyrtarisht këtë të shtunë misionin e tij diplomatik në vendin tonë. Brenda më pak se 24 orësh nga mbërritja në Tiranë, Wendt i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, ndërsa zhvilloi edhe një takim kokë më kokë me kreun e shtetit në Pallatin e Brigadave. Ambasadori i ri amerikan vjen në Shqipëri me një profil të spikatur në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Ai ka më shumë se 34 vite shërbim në ushtrinë amerikane, pjesën më të madhe të karrierës në Forcat Speciale “Green Berets”. Wendt ka mbajtur gjithashtu detyra të rëndësishme në strukturat e operacioneve speciale të NATO-s. Prioritetet e mandatit të tij në Shqipëri, Wendt i bëri...
Burimi:
javanews.al