VIDEO/ 7 të vdekur dhe 23 të zhdukur pas përmbysjes së tragetit në Qipro
Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe 23 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas përmbysjes së një trageti pasagjerësh në brigjet e Kyrenias, në Qipron e Veriut. Në bord ndodheshin 267 persona, mes tyre 259 pasagjerë dhe 8 anëtarë ekuipazhi, ndërsa 237 persona janë shpëtuar. Trageti ishte nisur pak pas mesditës nga porti turistik i Kyrenias me destinacion jugun e Turqisë. Sipas autoriteteve, rreth katër milje detare larg bregut, anija filloi të merrte ujë nga pjesa e përparme. Kapiteni tentoi të rikthehej në port, por anija mori shpejt ujë dhe më pas u përmbys. Në pamjet e publikuara shihen pasagjerë të mbledhur mbi trupin e përmbysur të tragetit, duke pritur për ndihmë. Disa prej tyre raportohet se u detyruan të hidheshin në det pasi...
Burimi:
vizionplus.tv