VIDEO: 7 gola në “Stamford Bridge”. Chelsea merr fitoren e dytë rresht, por rrezikon shumë
Chelsea ka marrë fitoren e dytë rresht në dy javët e para në Premier League. “Blutë” e drejtuar nga Xabi Alonso fituan 4-3 ndaj Brighton, në sfidën e luajtur në “Srmaford Bridge”. Sfida u zhbllokua që në minutën e 4-të, ku Romeo Lavia gjeti golin pas një topi të ardhur në zonë nga goditja e këndit dhe mos kuptimit mes portierit dhe njërit prej mbrojtësve kundërshtarë. SHIKOGOLIN Në minutën e 14-të, Pedro Neto shënoi golin e dytë për “Blutë”, pas një aksioni të shkëlqyer dhe asistit të Morgan Rogers. SHIKOGOLIN Joao Pedro trefishoi shifrat në minutën e 32-të, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Jorrel Hato. SHIKOGOLIN Në minutën e 36-të, Brighton reagon duke shënuar me Malick Yalcouye. Pjesa e parë mbyllet 3-1...
Burimi:
telesport.al