“Vetëm ushtria e di çfarë ka ushtria!” / Nufi flet për blerjet sekrete: Një dorë e huaj ose vendase kërkon të na sabotojë

“Vetëm ushtria e di çfarë ka ushtria!” / Nufi flet për blerjet sekrete: Një dorë e huaj ose vendase kërkon të na sabotojë

Shqipëria sot nuk prodhon asnjë fishek, thotë ministri i Mbrojtjes, dhe arma e fundit e prodhuar në vend ka dalë nga linja në 1999 ose në 2002. Akuzat për trafikim armësh që qarkullojnë në Kuvend dhe nëpër studiot televizive, thotë Ermal Nufi, përshkruajnë një industri që ende nuk ka filluar. Nufi foli në edicionin e parë të Hard Talk në platformën mediatike Radar.al, me moderator Albatros Rexhajn, komentatorin kryesor politik të Tirana Examiner, transmetuar të dielën në mesditë. Për një orë ai u përgjigj për skandalin e pretenduar të trafikimit, për përgjimin e Yeffet-it, për padinë e opozitës kundër marrëveshjes së mbrojtjes me Uashingtonin, për blerjet për Samitin e NATO-s, për Kosovën, për Turqinë dhe për pyetjen nëse Shqipëria është gati për një luftë më...