Vetëm Rafinja është më mirë se Shpendi në Europë, Kombëtarja fiton një “snajper”

Vetëm Rafinja është më mirë se Shpendi në Europë, Kombëtarja fiton një “snajper”

Marani do të ketë një “snajper” në dispozicion për 4 ndeshjet e Ligës së Kombeve. Kristjan Shpendi është një nga sulmuesit më në formë në Europë. Sulmuesi shqiptar ka shënuar deri më tani 6 gola me fanellën e Çezenës, ndërsa numëron vetëm 8 goditje në kuadratin e portës. Një statistikë mbresëlënëse, që tregon se Shpendi shndërron në gol 75% të rasteve të tij. Sakaq, lojtari i Kombëtares kuqezi, tërheq vëmendjen edhe për një statistikë tjetër. Duke marrë në konsideratë 5 ligat më të forta të Europës dhe ligat e tyre B respektive, vetëm Rafinja ka shënuar më tepër gola në më pak paraqitje (6 gola në 4 paraqitje). Megjithatë Shpendi ka shënuar 6 gola në 5 paraqitjet e tij të para në kampionat. I vetmi...