No Image Available

Vetëm 5 minuta lëvizje në ditë? Studimi me 135 mijë njerëz zbulon lidhjen me jetëgjatësinë

Sa duhet të lëvizim çdo ditë për të përmirësuar shanset për një jetë më të gjatë? Një studim shkencor, i publikuar në janar 2026 në revistën prestigjioze The Lancet, sugjeron se edhe ndryshimet shumë të vogla në aktivitetin fizik mund të kenë rëndësi të madhe për shëndetin publik. Studiuesit analizuan të dhënat e rreth 135 mijë pjesëmarrësve nga Britania e Madhe, Norvegjia, Suedia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aktiviteti fizik dhe koha e kaluar ulur u matën me pajisje elektronike, ndërsa pjesëmarrësit u ndoqën mesatarisht për rreth tetë vjet. Rezultati ishte domethënës. Sipas përllogaritjeve të studiuesve, nëse pjesa më e madhe e popullsisë, me përjashtim të individëve më aktivë, do të shtonte vetëm pesë minuta aktivitet fizik të moderuar ose intensiv çdo ditë, teorikisht...