“Vetë Zot, vetë shkop”/ Pagat e magjistratëve, Rama publikon shifrat: Gjykatësi në Shqipëri paguhet 500 € më shumë se kolegu grek

“Vetë Zot, vetë shkop”/ Pagat e magjistratëve, Rama publikon shifrat: Gjykatësi në Shqipëri paguhet 500 € më shumë se kolegu grek

edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me ngërçin për pagat e magjistratëve, duke kundërshtuar rritjen e mëtejshme të tyre. Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Rama ka krahasuar pagat e gjyqtarëve në Shqipëri me ato në Greqi dhe Mal të Zi, duke argumentuar se diferencat mes tyre janë të konsiderueshme. Sipas kryeministrit, një gjykatës fillestar në Shqipëri aktualisht paguhet 500 euro më shumë se një koleg i tij në Greqi dhe Mal të Zi. Ndërkohë që thekson se kjo diferencë do të thellohej edhe më tej sipas vendimit të marrë nga KLGJ dhe KLP për rritjen e pagave. “Një gjykatës fillestar sot në Shqipëri merr 500 Euro pagë më të lartë se sa kolegu në Greqi dhe me vendimin e marrë...