Verdiktet e javës së fundit të Superiores/ Bylisi kthehet në të Parën dhe Teuta rrëshqet në “play-out”, fiksohen edhe milionat e “Final 4”

Verdiktet e javës së fundit të Superiores/ Bylisi kthehet në të Parën dhe Teuta rrëshqet në “play-out”, fiksohen edhe milionat e “Final 4”

Me mbylljen e sezonit të rregullt të Kategorisë Superiore janë dhënë edhe verdiktet finale mbi rënien dhe skuadrat që kualifikohen në katërshe dhe marrin shpërblimet e akorduara nga Federata Shqiptare e Futbollit. Kështu, Vllaznia do të jetë skuadra, së cilës do t’i akordohet shpërblimi prej 10 milionë lekësh të rinj, me shkodranët, që mposhtën sot Flamurtarin dhe përfituan nga humbja e Elbasanit. Verdheblutë do të marrin 7 milionë lekë, të ndjekur nga Egnatia me 5 milionë dhe Dinamo me 2 milionë, si vend i katërt. Në fund, ekipit kampion do t’i akordohen edhe 10 milionë të tjera, përveç këtyre shpërblimeve. Sa i përket mbijetesës, Flamurtari dhe Bylisi janë kthyer zyrtarisht në Kategorinë e Parë, teksa Teuta do të duhet të luajë ndeshjen “play out” me...