Vendoste ‘gjoba’ ndaj punonjëseve të Postës së Durrësit, burg për burrin e ish-drejtoreshës Elisabeta Mataj

Vendoste ‘gjoba’ ndaj punonjëseve të Postës së Durrësit, burg për burrin e ish-drejtoreshës Elisabeta Mataj

Gjykata e Durrësit ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “Arrest në burg” për Feta Matajn, 44 vjeç, bashkëshortin e ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj. 44-vjeçari u arrestua pas denoncimeve të punonjëseve të filialit të Postës Shqiptare dhe administrimit të mesazheve telefonike të shkëmbyera mes dy bashkëshortëve. Sipas dëshmive të punonjëseve, Mataj dyshohet se u kërkonte nga 25 mijë lekë të rinj në muaj, duke ushtruar presion ndaj tyre përmes kërcënimit me humbjen e vendit të punës. Në kuadër të hetimeve, Prokuroria ka ngritur dyshime se pesë punonjës që ushtronin detyrën e arkëtarit janë detyruar t’i jepnin nga 350 euro secili. Për këtë arsye, Mataj akuzohet për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer...