Vendoret 2027 në ‘tryezë’! Begaj pret sot partitë për datën, opozita bojkoton takimin
bajram begaj TIRANË- Presidenti Bajram Begaj do të zhvillojë sot konsultimet me përfaqësuesit e partive politike për përcaktimin e datës së zgjedhjeve vendore të vitit 2027. Në orën 09:00, Begaj do të presë në takim përfaqësuesit e Partisë Socialiste. Ndërsa në orën 11:00, takim me Presidentin për datën e zgjedhjeve, do të zhvillojnë edhe përfaqësues të Partisë Social-Demokrate të drejtuar nga Tom Doshi. Ndërkohë, Partia Demokratike e refuzoi publikisht ftesën e Begat për konsultime me subjektet politike për datën e zgjedhjeve. Pas publikimit të ftesës së Begat, kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi e quajti nisjen e konsultimeve teatër. Gjithashtu, Partia e Lirisë, Partia Mundësia, Lëvizja Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë kanë bërë të ditur se nuk do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së kreut...
Burimi:
zeri.ai