“Vendimi për Veliajn/ Avokati: Do përdorim çdo mjet juridik, nuk mund ta mundin politikisht përmes ‘lawfare’-it”
Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”. Ndreca e cilëson vendimin “jashtëzakonisht shqetësues” dhe thotë se ai bie ndesh me efektin detyrues të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke paralajmëruar se mbrojtja do të përdorë çdo mjet juridik të parashikuar nga ligji dhe instrumentet ndërkombëtare. Deklarata e plotë e avokatit Plarent Ndreca Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë përbën një zhvillim jashtëzakonisht shqetësues për shtetin e së drejtës, sigurinë juridike, të drejtat themelore dhe mbi të gjitha, për demokracinë në këtë vend. Duke lënë në fuqi një vendimmarrje të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, ky vendim praktikisht ka lënë pa efekt detyrues vendimin e...
Burimi:
javanews.al