VENDIMI NE HAGE, ASIST PER VUCICIN, BEOGRADI NIS FUSHATE PER Ç’NJOHJEN E KOSOVES

VENDIMI NE HAGE, ASIST PER VUCICIN, BEOGRADI NIS FUSHATE PER Ç’NJOHJEN E KOSOVES

Dënimi i krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë është një zhvillim që, sipas gazetarit Berat Buzhala, i jep një avantazh politik presidentit serb Aleksandar Vuçiç, në një moment kur Serbia ndodhet përpara zgjedhjeve.  Buzhala argumentoi se Beogradi mund ta përdorë vendimin e Gjykatës Speciale si pjesë të një fushate më të gjerë politike dhe diplomatike kundër Kosovës. Sipas tij, Serbia synon ta shfrytëzojë çështjen e Hagës për të rikthyer në skenë fushatën për tërheqjen e njohjeve ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës. Buzhala e cilësoi vendimin si një “favor politik” për Vuçiçin, duke e lidhur atë edhe me situatën e brendshme politike në Serbi dhe me fushatën zgjedhore. “Këto dënime janë reflektim i lobimit të fuqishëm serb në qendra të ndryshme botërore”, deklaroi Buzhala....