VENDIMI/ Atentati para shkollës ndaj Agron Pukës në Lezhë, Gjykata shuan masat e arrestit për 3 të dyshuarit në arrati: Nuk u gjetën prova
Gjykata e Lezhës ka vendosur pushimin e çështjes penale ndaj tre personave të dyshuar për përplasjen me armë zjarri në Rrilë, ku mbeti i plagosur Agron Puka. Vendimi është marrë nga gjyqtari Lirim Bulica, i cili ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Lezhës për pushimin e procedimit penal ndaj Vinçens Tukut, Kevin Ndokës dhe Amarildo Kola (Ndreca). Ngjarja për të cilën ata ishin nën hetim ka ndodhur mëngjesin e 6 marsit 2024, para shkollës 9-vjeçare në fshatin Rrilë të Lezhës, ku gjate përplasjes me armë zjarri mbeti i plagosur Agron Puka. Të tre personat ishin proceduar dhe shpallur në kërkim, ndërsa Prokuroria e Lezhës kishte ngritur ndaj tyre akuzat për “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa...
Burimi:
javanews.al