Vendimet e Disiplinës, e pësojnë ekipet e Superiores – Balkanweb.com – News24

Vendimet e Disiplinës, e pësojnë ekipet e Superiores – Balkanweb.com – News24

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës, pas shqyrtimit të çështjeve të fundit të lidhura me aktivitetet futbollistike në vend. Disiplina ka marrë masa ndaj dy prej skuadrave të “Abissnet Superiore”. Vllaznia është penalizuar financiarisht, duke u gjobitur me 1 milion lekë të vjetra, ndërsa për Dinamon është vendosur një masë paralajmëruese. Vendimi nr. 5 i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 10.09.2026KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke vendosur banderolë pa lejen e zyrtarëve të ndeshjes si dhe për përdorimin e koreve fyese, në bazë të neneve 17/2/e dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.FC Dinamo City, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast...