No Image Available

Vendi nuk gjen “qetësi” nga zjarret! 4 vatra aktive, në Dajt e Mat ndërhyhet me helikopter

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Shqipëria nuk ka gjetur “qetësi” nga zjarret në vend. Në përditësimin e fundit, Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatë orëve të fundit janë raportuar 27 vatra zjarri, nga të cilat 4 vijojnë të jenë aktive. Në terren janë angazhuar 432 forca operacionale dhe 43 automjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 70 forca ushtarake dhe 3 helikopterë të Forcës Ajrore. Situata mbetet problematike në Dajt dhe Mat, ku për shuarjen e flakëve është ndërhyrë nga ajri. Vatër aktive është regjistruar edhe në Bulqizë, në Vajka ku një sipërfaqe të gjerë me shkurre dhe dëllinja është përfshirë nga zjarri. Ndërkohë në Urën e Shtrenjtë, Shkodër  po punohet për izolimin dhe parandalimin e përhapjes së flakëve. NJOFTIMI: Ministria e Mbrojtjes - informim mbi situatën e zjarreve gjatë 24 orëve...