VELIAJ NXJERR FJALIM QE DO MBANTE NE ASAMBLE
PARTIA SOCIALISTE ËSHTË MË E MADHE SE KRYETARI I SAJ Të dashura shoqe dhe shokë, Të nderuar anëtarë të Asamblesë Kombëtare, Sot ju drejtohem në rrethana që nuk do t’i kisha imagjinuar kurrë në rrugëtimin tim politik. Prej 21 muajsh ndodhem i privuar nga liria. Jam fizikisht larg familjes, larg zyrës sime, larg rrugëve të Tiranës, larg qytetarëve që më kanë besuar drejtimin e kryeqytetit dhe larg socialistëve me të cilët kam ndarë për vite të tëra punën, përpjekjet, fitoret dhe vështirësitë. Por nuk jam larg përgjegjësive të mia. Nuk jam larg bindjeve të mia dhe nuk jam larg Partisë Socialiste. Sot nuk dua t’ju flas vetëm për atë që më ka ndodhur mua, por edhe për atë që besoj se po i ndodh Partisë...
Burimi:
ntv.al