Veliaj nis fshesën anti Balluki në bashki
Erion Veliaj po përgatit një tjetër valë ndryshimesh në Bashkinë e Tiranës. Pas largimit të Anuela Ristanit dhe dorëheqjes së Sekretarit të Përgjithshëm, kryebashkiaku u ka kërkuar dorëheqjen disa prej zyrtarëve më të lartë të institucionit, ndërsa në rast refuzimi pritet të firmosë vetë shkarkimin e tyre. Burime të Vox Neës bëjnë me dije se brenda kësaj jave pritet një tjetër “shkundje” e fortë në Bashkinë e Tiranës. Në krye të listës janë tre nënkryetarët Ilir Mengra dhe Blendi Sulaj, të cilëve Erion Veliaj u ka kërkuar të paraqesin dorëheqjen. E vetmja që do të vijojë të mbajë pozicionin e nënkryetares së Bashkisë, do të jetë Vasilika Vjero. Ndërkohë që Gentian Këri ka ikur më parë. Deri tani nuk rezulton që ndonjëri prej tyre të...
Burimi:
syri.net