“Veliaj në të njëjtin korridor me një person që përshëndeti arrestimin e tij” / Avokati Ndreca ngre alarmin: I rrezikohet jeta!
Drejt e nga burgu i Fierit ku u takua me kryebashkiakun Erion Veliaj që tashmë është transferuar atje ditën e djeshme, Plarent Ndreca ndan në studion e “Frontline” në Report Tv se ai është i fortë psikologjikisht. Kryetari i Tiranës është i vetëm në dhomë dhe ka një polic që e ruan. “Ai është i fortë psikologjikisht. Vijon të jetë në kushte denigruese. Është i vetëm në dhomë, ruhet nga një polic. Nuk ka ujë brenda, as dush individual. Është në një korridor me njerëz të dënuar për krime të rënda. Unë nuk shkoj dot në qeli, del nga dhoma e avokatëve”, tha Ndreca. Avokati shpjegon se vendimi i transferimit ishte plotësisht i papritur dhe nuk ka pasur as edhe një shkresë formale. “Ishte një...
Burimi:
javanews.al