“Veliaj, me tre të dënuar përjetë” / Avokati: Njëri prej tyre, personazh i njohur i krimit!

“Veliaj, me tre të dënuar përjetë” / Avokati: Njëri prej tyre, personazh i njohur i krimit!

Avokati Plarent Ndreca ngre shqetësime për sigurinë e Erion Veliajt pas transferimit të tij në burgun e Fierit, duke deklaruar se kryebashkiaku ndodhet në të njëjtin korridor me tre persona të dënuar me burgim të përjetshëm. Në një intervistë për emisionin “Breaking” me Fiori Dardhën në Top News, Ndreca tha se njëri prej tyre është një personazh i njohur për veprimtarinë kriminale, për të cilin Veliaj ka reaguar edhe më herët publikisht. Sipas avokatit, vendosja e Veliajt në këto ambiente ngre pikëpyetje mbi nivelin e sigurisë që i garantohet, duke pasur parasysh natyrën e veprave penale për të cilat janë dënuar personat e tjerë që ndodhen aty. “Veliaj dhe akuzat ndaj tij lidhen me të ashtuquajturat krime të jakave të bardha, ndërsa ata janë dënuar...