Veliaj mbetet në burg/ Avokati Ndreca shpërthen: Vendim shqetësues
Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Në një reagim publik, Ndreca e cilëson vendimin shqetësues për shtetin e së drejtës, sigurinë juridike dhe respektimin e të drejtave themelore. Sipas tij, Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi një vendimmarrje që, në pretendimin e mbrojtjes, bie ndesh me një vendim të mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese. Avokati deklaron se mbrojtja do të analizojë arsyetimin e plotë të vendimit, ndërsa ngre pikëpyetje mbi efektin e vendimeve kushtetuese nëse ato nuk zbatohen në praktikë. Ndreca e lidh gjithashtu masën e arrestit me ushtrimin e mandatit të Veliajt si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Ai...
Burimi:
ntv.al