No Image Available

Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, nga burgu i drejtohet SPAK-ut

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka kërkuar të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, e parashikuar të zhvillohet më 14 nëntor. Përmes një shkrese zyrtare të dërguar nga paraburgimi në Fier, Veliaj i është drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi, dhe prokurorit të çështjes në SPAK, duke kërkuar mundësinë e pjesëmarrjes fizike në mbledhje ose, në pamundësi, përmes videokonferencës. Në kërkesën e tij, Veliaj argumenton se masa e sigurisë “arrest në burg” nuk duhet ta privojë nga ushtrimi i të drejtave politike dhe statutore që gëzon si anëtar i Asamblesë Kombëtare, i Kryesisë së PS-së dhe i strukturave drejtuese të partisë në Tiranë. Ai kërkon të ndjekë diskutimet, të marrë fjalën, të paraqesë propozime dhe të jetë pjesë e...