“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

Gjatë diskutimeve në Top Story, analisti Lorenc Vangjeli shprehet se transferimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit, mund të jetë i lidhur me qëndrimet e fundit të tij mbi protestat në Serbi, duke bërë një paralelizëm me atë që ndodh në vendin tonë. “E dukshme është se është konsumuar një gënjestër dhe e nevojshme është se duhet një hetim. Transferimi bëhet sipas ligjit, në kushte specifike dhe rrethana që ligji i saktëson. Arsyeja që i jepet se është sekret shtetëror është luga e benzinës që e bën këtë çorbë, që nuk dihet se kush e ka gatuar. Klasifikimi i një dokumenti sekret bëhet nga kryeministri ose presidenti. E para është për tu mësuar se kush e ka dhënë këtë autorizim. Kjo...