Veliaj i kërkoi dorëheqjen, Rama e shkarkon! Ikën Balla e Manastirliu, drejtimin politik të Tiranës e merr Demo e Koçiu

Veliaj i kërkoi dorëheqjen, Rama e shkarkon! Ikën Balla e Manastirliu, drejtimin politik të Tiranës e merr Demo e Koçiu

TIRANË-Teksa para nisjes së Asamblesë së PS, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj kërkoi largimin e kryeministrit Edi Rama përmes mocionit të mosbesimit, kreu i qeverisë u përgjigj me ndryshimet e para. Gjatë zhvillimeve të Asamblesë së Partisë Socialiste, takim i cili po zhvillohet me dyer të mbylluar është njoftuar se ministri i brendshëm Ervin Demo dhe zëvendëskryeministrja Albana Koçiu do të jenë bashkëdrejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Tiranë. Demo dhe Koçiu do të ndajnë drejtimin politik të socialistëve në kryeqytet, në një lëvizje organizative që vjen në kuadër të riorganizimit të strukturave të partisë. Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, është një ndër emrat e përfolur deri më tani si një nga kandidatët e mundshëm për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 9 majit....