Veliaj humb betejën në Apel, Ndreca: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Lartë

Veliaj humb betejën në Apel, Ndreca: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili kundërshtoi vendimin e GJKKO-së për pezullimin e afateve të paraburgimit. Mbrojtja e Veliajt ka paralajmëruar se do ta çojë çështjen në Gjykatën e Lartë, duke argumentuar se ai nuk ka shkaktuar shtyrjen e seancave gjyqësore. Sipas avokatëve, në njërin prej rasteve mungoi avokati Maksim Haxhia, i cili mbron Ajola Xoxën, ndërsa në rastin tjetër mungoi mbrojtësi i njërit prej të pandehurve të tjerë. Në dy seancat që kishin të njëjtin objekt, Veliaj nuk ishte i pranishëm fizikisht, por u përfaqësua nga avokati i tij, Plarent Ndreca. Mbrojtja ka argumentuar më herët se pezullimi i afateve të paraburgimit është antikushtetues, pasi cenon të drejtat individuale të personave nën...