Veliaj firmos nga paraburgimi/ Çfarë vendosi për Bashkinë, kopshtet dhe pensionistët

Veliaj firmos nga paraburgimi/ Çfarë vendosi për Bashkinë, kopshtet dhe pensionistët

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka marrë sot vendimet e para administrative nga IEVP Durrës, ku ndodhet në paraburgim. Sipas njoftimit të Bashkisë së Tiranës, Veliaj ka miratuar dorëheqjet e zëvendëskryetares Anuela Ristani, të Sekretarit të Përgjithshëm Eldi Hoxha dhe të shefes së Kabinetit, Blerina Beshku. Në të njëjtën ditë, kryebashkiaku ka firmosur listëpagesat e punonjësve të Bashkisë së Tiranës, të cilat, sipas institucionit, i kanë mbërritur për miratim në IEVP Durrës. Veliaj ka miratuar gjithashtu shtesë fondesh për çerdhet dhe kopshtet e kryeqytetit, me qëllim vijimin e financimit dhe funksionimit të tyre. Një tjetër vendim lidhet me transportin publik. Sipas Bashkisë së Tiranës, janë miratuar fondet për vijimin e aboneve falas të transportit publik për pensionistët e Tiranës. Vendimet janë marrë në...