Vdes papritur ambasadori rus në SHBA
Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Alexander Darchiev, ka ndërruar jetë papritur në moshën 66-vjeçare. Lajmi është konfirmuar të mërkurën nga Ministria e Jashtme ruse, ndërsa shkaqet e vdekjes së tij nuk janë bërë ende publike. Në një deklaratë zyrtare, ministria e cilësoi Darchiev si një profesionist të jashtëzakonshëm, i cili kishte shërbyer në një prej fushave më të vështira të politikës së jashtme ruse. Autoritetet ruse shprehën ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe të afërmit e diplomatit. Darchiev ishte emëruar ambasador në Uashington nga presidenti Vladimir Putin në mars të vitit 2025. Ai njihej si një diplomat me përvojë të gjatë dhe për qëndrimet e tij kritike ndaj Perëndimit. Përpara emërimit në SHBA, 66-vjeçari kishte mbajtur disa poste të rëndësishme...
Burimi:
syri.net