Vdes në rrethana të paqarta shkencëtari që zbuloi Novichok-un dhe akuzoi Moskën për helmimet
Vladimir Uglev, shkencëtari rus që ndihmoi në zhvillimin e agjentit nervor Novichok dhe më vonë akuzoi Moskën për përdorimin e tij në atentate të nivelit shtetëror, është gjetur i vdekur në moshën 80-vjeçare. Lajmi u raportua nga media e pavarur ruse The Insider, e cila bëri të ditur se Uglev kishte ndërruar jetë më 26 tetor. Deri më tani nuk është bërë e ditur shkaku i vdekjes dhe as arsyeja pse njoftimi u publikua me vonesë. Uglev kishte punuar në laboratorët sovjetikë nga viti 1975 deri në vitin 1990, ku kontribuoi në zhvillimin e disa prej agjentëve të parë të familjes Novichok. Më vonë, ai u bë një nga kritikët e zëshëm të përdorimit të kësaj substance kundër kundërshtarëve të Kremlinit. Në vitin 2018, pasi...
Burimi:
javanews.al