Vdekja e Giorgos Mazonakis/ Zbardhet dokumenti i Urgjencës: Mjekët refuzuan të jepnin informacion për pacientin

Vdekja e Giorgos Mazonakis/ Zbardhet dokumenti i Urgjencës: Mjekët refuzuan të jepnin informacion për pacientin

Një dokument i Shërbimit të Urgjencës Mjekësore, që ndodhet në duart e autoriteteve greke dhe tashmë është bërë publik, hedh dritë mbi momentet e transportimit të Giorgos Mazonakis drejt spitalit, ndërsa dy mjekët e përfshirë në rast, Ilias Theodoropoulos dhe Ioanna Gaka, ndodhen në paraburgim. Dokumenti përmban vëzhgimet e ekipit të EKAB-it gjatë marrjes së pacientit në klinikë dhe transferimit të tij më pas në spitalin “Elpis”. Një nga shënimet e procesverbalit thekson se “mjekët në vendngjarje refuzuan të jepnin informacion në lidhje me pacientin”. Sipas dokumentit, mjekët nuk kanë dhënë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të Mazonakis dhe trajtimin që i ishte bërë përpara mbërritjes së ekipit të urgjencës. Kjo pjesë e dokumentit përkon edhe me dëshminë e një ndihmësmjekeje, e cila ka dhënë...