Vdekja e elektricistit në Dibër, Vata: Miliona euro për tendera, zero siguri për jetën e punëtorëve

Vdekja e elektricistit në Dibër, Vata: Miliona euro për tendera, zero siguri për jetën e punëtorëve

Deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata, ka reaguar pas vdekjes së elektricistit të OSHEE-së, Lulzim Shehu, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës në Dibër, duke akuzuar qeverinë për neglizhencë ndaj sigurisë së punonjësve. Në një postim në rrjetet sociale, Vata ka lidhur këtë ngjarje me aksidentet e përsëritura në minierat e Bulqizës dhe problematikat me investimet publike në qark, si shembja e Unazës së Burrelit dhe ritenderimi i rrugës së Krastës. Ajo ka theksuar kontrastin mes miliona eurove që shpenzohen për tendera të rinj dhe mungesës së garancive për jetën e punëtorëve, duke iu referuar edhe të dhënave të Komisionit Europian për rritjen me 35% të aksidenteve në punë. Vata kërkon përgjegjësi dhe masa konkrete për garantimin e sigurisë së punonjësve, duke nënvizuar se...