Vdekja e 36-vjeçares shtatzënë, nën hetim tre mjekë në maternitetin e Pogradecit (Emrat)

Vdekja e 36-vjeçares shtatzënë, nën hetim tre mjekë në maternitetin e Pogradecit (Emrat)

Tre mjekë në maternitetin e Pogradecit janë proceduar penalisht në lidhje me vdekjen e 36-vjeçarja shtatzënë Marjana Karolina Bunaj. Mësohet se këta tre mjekë, po hetohen për akuzën e neglizhencës në trajtimin mjekësor të 36-vjeçares dy ditë më parë. Bëhet fjalë për mjekët Blerta Delija kirurge gjinekologe, Saimir Cela kirurg dhe Anri Topi reanimator. Pas ekzaminimit nga tre mjekët në maternitetin e Pogradecit, 36-vjeçarja është nisur me autoambulancë në Tiranë për trajtim më të specializuar. Por gjendja e të ndjerës u përkeqësua ndjeshëm rrugës dhe u dërgoi në maternitetin e Elbasanit ku edhe ndërroi jetë. Njoftimi i Policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: B. D., 35 vjeçe, banues në Elbasan, A. T.,...