Vatra zjarri në disa Ministri, policia me plumba gome kurse protestuesit hedhin gurë
Ora shënon 17:23 dhe përshkallëzohet protesta studentore në Tiranë. Protestuesit kanë hedhur breshëri molotovësh drejt Policisë, e cila qëndronte e rreshtuar përballë tyre dhe që kishin ngecur mes Ministrisë së Bujqësisë dhe asaj të Ekonomisë. Pas hedhjes së molotovëve, flakët kanë shpërthyer te këmbët e efektivëve, ndërsa menjëherë ndaj protestuesve është hedhur ujë me presion, duke nisur shpërndarjen e tyre. Policia e Shtetit po përdor plumba gome dhe kjo vjen pas tensioneve të krijuara në zonë, ku policia ka përdorur më herët gaz dhe ujë, ndërsa protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të forcave të rendit. Përplasjet po zhvillohen pranë kordonit policor, i vendosur për të penguar avancimin e protestuesve drejt Kryeministrisë. Tensionet janë rikthyer, ku protesta është shoqëruar me përplasje mes demonstruesve dhe forcave...
Burimi:
kohajone.com