Vasseur: Situata është ndryshe krahasuar me 12 muaj më parë, nuk heqim dorë nga titulli

Vasseur: Situata është ndryshe krahasuar me 12 muaj më parë, nuk heqim dorë nga titulli

22 Shtator 2026 14:30 Telesport Teorikisht, pista e Madrid duhej t’i përshtatej makinës Ferrari SF-26, por gara solli sërish njëfarë zhgënjimi te ‘kokëkuqja’. Hera e fundit që një pilot i Ferrari festoi me shampanjë ishte 19 korriku, katër gara më parë në Spa-Francorchamps, ku Charles Leclerc përfundoi i dyti pas Andrea Kimi Antonelli. Shefi i skuadrës së Maranellos, Frederic Vasseur, e ka bërë të qartë se ekipi nuk ka ndërmend të dorëzohet. Ndryshe nga sezonet e fundit, kur “Scuderia” e zhvendoste fokusin te projektimi i makinës për vitin pasues sapo titulli i Kampionatit Botëror bëhej i paarritshëm, qasja këtë herë do të jetë ndryshe. Gara garës së Baku ai tha se nuk do ta braktisin zhvillimin e SF-26: “Jo, sepse nuk jemi në të njëjtën situatë si 12...