Vasseur: Me Hamilton e Leclerc kemi sqaruar gjithçka pas garës së fundi, në Monza garojmë në shtëpinë tonë

Vasseur: Me Hamilton e Leclerc kemi sqaruar gjithçka pas garës së fundi, në Monza garojmë në shtëpinë tonë

Frederic Vasseur e di se sa shumë do të thotë gara e Monza për Ferrari dhe tifozët italianë. Ferrari ndihet si në shtëpi atje dhe ka parë triumfe që kanë çuar në tituj botërorë të jashtëzakonshëm për pilotë gjatë dekadave të Formula 1. Drejtori i ekipit të “kokëkuqes”, duke folur për këtë garë, tha: “Po përpiqemi t’i qasemi kësaj gare sikur të ishte çdo garë tjetër në kalendar. Natyrisht, realiteti është pak më ndryshe, sepse do të jemi qendra e vëmendjes, si sportivisht ashtu edhe në media”. “Do të përpiqemi të qëndrojmë brenda flluskës sonë, të vetëdijshëm se sa kërkues është pista e Monzës për makinën tonë. Kemi pasur rezultate të mira në pista të tjera ku fuqia ishte një faktor kufizues për ne, siç...