Varrimi shtetëror për Mlladiç, Marta Kos anulon vizitën në Serbi

Varrimi shtetëror për Mlladiç, Marta Kos anulon vizitën në Serbi

Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka vendosur të anulojë vizitën e planifikuar në Serbi, pas reagimeve dhe ceremonive që pasuan vdekjen e ish-komandantit serb të Bosnjës, Ratko Mlladiç. Në një deklaratë, Kos thekson se Mlladiç ishte dënuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, ndërsa kthimi i eshtrave të tij në Beograd, sipas saj, rikthen në vëmendje “faqet më të errëta të historisë”.Lexo edhe :Related Posts Ajo dënoi gjithashtu glorifikimin e Mlladiç pas vdekjes, duke e cilësuar atë si të papajtueshëm me vlerat mbi të cilat ndërtohet rruga e Serbisë drejt Bashkimit Europian. “Kjo rrugë kërkon përballjen me të kaluarën, pajtimin e vërtetë dhe respektimin e viktimave të krimeve të luftës”, u shpreh Kos. “Vlerat që mbështesin të ardhmen tonë të përbashkët nuk...