Van Dijk zbulon pse ndërroi mendje për t’u tërhequr nga Holanda, pas dështimit në Botëror
23 Shtator 2026 20:04 Telesport Virgil van Dijk ishte shumë afër tërheqjes nga kombëtarja holandeze, pas zhgënjimit në Kupën e Botës 2026. Por, emërimi i ish-trajnerit të Barcelonës, Xavi, si trajneri i ri i kombëtares holandeze, ndryshoi komplet situatën. Një diskutim shumë produktiv mes të dyve e bindi mbrojtësin 35-vjeçar të mos tërhiqej dhe të ishte i gatshëm për të dhënë kontributin e tij për kombëtaren, duke nisur nga ndeshjet e Ligës së Kombeve. Van Dijk pranoi se kishte nevojë për qartësi dhe siguri para se të vendoste për të vazhduar ende me “Tulipanët”. “Sigurisht që ishte një vendim shumë i rëndësishëm. Duhet të ndjeja besimin dhe kombinimin e respektit, gëzimit dhe gjithçkaje që kërkoja. Kjo ndodhi që në sekondën e parë të bisedës me...
Burimi:
telesport.al