Vallja e Osman Takës, tashmë pjesë e Listës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale
Vallja e Osman Takës, një prej shprehjeve më të veçanta të trashëgimisë kulturore shqiptare dhe një simbol i rëndësishëm i identitetit çam, është përfshirë në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë. Kjo valle, e lidhur ngushtë me figurën legjendare të Osman Takës nga Konispoli, përfaqëson një trashëgimi të çmuar kulturore të përcjellë brez pas brezi. Përmes lëvizjeve të saj të fuqishme, elegante dhe simbolike, vallja përcjell vlera të tilla si trimëria, sakrifica, solidariteti, krenaria dhe shpirti i lirë. Vallja e Osman Takës është ndër elementet më të identifikueshme të traditës së trevës së Konispolit dhe komunitetit çam. Ajo nuk përfaqëson vetëm një formë artistike të vallëzimit, por edhe një mënyrë për të ruajtur kujtesën historike, identitetin dhe vlerat e një tradite të trashëguar...
Burimi:
kultplus.com