Valbona vishet me ngjyrat e vjeshtës

Valbona vishet me ngjyrat e vjeshtës

Lugina e Valbonës mbetet një prej perlave të turizmit malor shqiptar, duke ofruar një përvojë të veçantë për vizitorët që kërkojnë qetësi, natyrë të paprekur dhe pamje mbresëlënëse. Ngjyrat e vjeshtës e bëjnë këtë destinacion edhe më tërheqës, duke e kthyer në një kartolinë natyrore të Alpeve shqiptare. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamjet spektakolare nga Valbona gjatë kësaj stine, kur pyjet krijojnë një kontrast të bukur me majat madhështore të maleve. Pyjet e ahut dhe të gështenjës, të ndërthurura me masivet halore të pishës, bredhit dhe hormoqit, krijojnë një mozaik natyror ngjyrash gjatë vjeshtës. E vendosur në zemër të Alpeve Shqiptare, lugina e Valbonës ofron një spektakël ngjyrash, e pemët që kanë marrë tashmë nuanca të arta, të kuqe dhe portokalli duke krijuar një...