“Vajtimi i Ajkunës”, poezinë e Petrit Rukës e lexon Merita Gjyriqi (Video)

“Vajtimi i Ajkunës”, poezinë e Petrit Rukës e lexon Merita Gjyriqi (Video)

Merita Gjyriqi interpreton vargjet e poezisë së Petrit Rukës “Vajtimi i Ajkunës”. Ka dalë drita në Lugje t’VerdhaA dalë drita e dritë nuk ka,E ka pirë varr’ i Omirit*Baltë e zezë që dritën ha. Rënka diell e dielli s’nxeh,Muji ka shti djalin ndër dhéDhe i duket se flet varri:Bab’ kam ftohtë, më shtypi mali,Ku është porta që të dali? Muji me zotat s’bën dot gjyqeI vë zemrës dyzet kyçe,Është dredh malit për tek sh’pia,Mbrapa hija, para zija,Anash era-lemeria,Dhe Ajkuna mbi të tria…Dhe Ajkuna borë tek pragu,Kthyer qyqe që së largu… Kur ka dalë tek lugjet nana,Sytë ka ngritur, ku është hana,Qofsh mallkuar gjer në thuaQë s’ma çove një lajm mua,Siç e bën gruaja me grua.T’u shkimtë* drita, të mbloftë hiriNjë pikë ujë mos paç tek...