US Open/ Sabalenka dhe Pegula në gjysmëfinale, spektakël në Nju Jork
“US OPEN” – Në turneun e femrave, numri 1 i botës, Aryna Sabalenka, avancoi në gjysmëfinale pas një përballjeje të luftuar ndaj Linda Noskovës. Tenistja bjelloruse fitoi 2-1, por u detyrua të djersinte përballë kundërshtares çeke. Dy nga setet u vendosën në tie-break, ku Sabalenka tregoi më shumë qetësi dhe përvojë në momentet vendimtare. Në gjysmëfinale është edhe Jessica Pegula. Amerikania përmbysi Emma Navarron, duke fituar 2-1. Pas një seti të parë të humbur, Pegula reagoi në mënyrë spektakolare dhe mori dy setet e ardhshme, duke siguruar rikthimin në gjysmëfinalen e US Open pas dy vitesh. Tashmë, skena e turneut amerikan është gati për betejat e fundit, me Shelton dhe Tiafoe që do të përplasen për një vend në finalen e madhe, ndërsa në konkurrimin...
Burimi:
vizionplus.tv