“US Open”/ Dramë në Nju Jork, Alcaraz eliminohet pas 4 orësh e 28 minutash, Shelton bën mrekullinë
Carlos Alcaraz i ka dhënë fund aventurës së tij në “US Open” pas një prej ndeshjeve më spektakolare të turneut. Tenisti spanjoll u mposht 3-2 nga amerikani Ben Shelton, pas një beteje të jashtëzakonshme që zgjati 4 orë e 28 minuta. Sfida e zhvilluar në Nju Jork përfundoi rreth orës 03:00 të mëngjesit, ndërsa gjithçka u vendos në tie-break-un e setit të pestë. Shelton ruajti qetësinë në momentet vendimtare dhe siguroi një fitore të madhe përballë një prej favoritëve kryesorë të turneut. Për amerikanin, i cili pozicionohet në vendin e 7-të në botë, kjo është hera e dytë që arrin në gjysmëfinalen e “US Open”. Tashmë, Shelton do të ketë përballë një tjetër amerikan, Frances Tiafoe. Edhe Tiafoe kaloi një sfidë maratonë për të siguruar...
Burimi:
vizionplus.tv