Ursula Von der Leyen mbërrin te Kryeministria, pritet me ceremoni zyrtare nga Rama

Ursula Von der Leyen mbërrin te Kryeministria, pritet me ceremoni zyrtare nga Rama

Ursula von der Leyen-edi rama TIRANË- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Kryeministri, ku është pritur në një ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama. Vizita e shefes së Komisionit Europian zhvillohet këtë të mërkurë në mesditë, në kuadër të vizitës së saj në Tiranë. Në qendër të takimeve pritet të jetë ecuria e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, si dhe çështje që lidhen me bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Agjenda: 16:30–Mbërritja në Kryeministri e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. 17:30–18:00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen./ZËRI