‘Ursula ka 7 fëmijë’/ Rama paralajmëron Von der Leyen para vizitës: Mund të shkojmë me ‘gangsterin rus’

‘Ursula ka 7 fëmijë’/ Rama paralajmëron Von der Leyen para vizitës: Mund të shkojmë me ‘gangsterin rus’

Edi Rama i dërgoi një paralajmërim Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila pritet të vizitojë Tiranën. Rama tha se ‘Ursula ka i fëmijë’, duke iu referuar vendeve kandidate për në BE. Por Rama tha se mund të shkojnë edhe drejt Rusisë apo Kinës, duke paralajmëruar kështu Brukselin. “Ka një koincidencë këtu, 7 fëmijë ka Ursula dhe BE-ja ka 7 kandidatë. Kështu që fëmijët e Ursulës nuk u rritën në lagje, ata u rritën rreth tavolinës. Ajo s’i tha vajzës shko dhe kalo ca kohë me atë gangsterin rus atje te cepi, sepse mami është pak e zënë, ajo s’i tha djalit shko dhe luaj me ca lodra kineze, sepse tani tavolinën e përdorin të rriturit, jo ishin të gjithë rreth tavolinës, por...