Urimi dhe mesazhi i Metës: PISA janë një tjetër dëshmi e gjendjes alarmante të shkollave! Për PL-në arsimi prioritet
Nga qelia presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit në këtë fillim të vitit të ri shkollor. Por, përtej urimit Meta ka nënvizuar problematikat e thella me të cilën përballet arsimi për shkak të keqqeverisjes Rama. “Nënfinancim të theksuar, mungesë investimesh, kushte të këqija dhe paga të ulëta për mësuesit” Meta i referohet edhe rezultateve ndër vite të testit PISA, ‘dëshmi të gjendjes alarmante të arsimit shqiptar’ Kreu i Partisë së Lirisë kërkon që arsimi të financohet me të paktën 5% të PBB-së dhe që pagat e arsimtarëve të dyfishohen. Për Partinë e Lirisë, arsimi është një nga 5 Prioritetet Kombëtare për një Shqipëri më të fortë, më të zhvilluar dhe me 4 milionë...
Burimi:
syri.net